Lajmet nga Rajoni

590 raste të reja dhe 14 humbje jete në 24 orët e fundit në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 590 raste të reja nga 2994 testime që janë bërë dhe 14 humbje jete. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, qytetarët që kanë humbur betejën me COVID-19 janë: 6 nga Tirana,  1 nga Durrësi, 1 nga Fieri, 1 nga Kuçova, 1 nga Berati, 1 nga Kruja, 1 nga Saranda, 1 nga Shkodra, 1 nga Elbasani, të moshave 57- 84 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 182 raste në Tiranë, 38 raste në Vlorë, 30 raste në Fier, 29 raste në Shkodër,  24 raste në Elbasan, Pogradec, 22 raste në Durrës, 19 raste në Korçë, 17 raste në Tepelenë, 16 raste në Berat, 15 raste në Lushnje, 14 raste në Mirditë, 12 raste në Ura Vajgurore, 11 raste në Mallakastër, Gjirokastër, 10 raste në Gramsh, 8 raste në Devoll, Librazhd, 7 raste në Kukës, Kamëz, Kuçovë, 6 raste në Kurbin, 5 raste në Kavaja, Sarandë, Vau i Dejës, Vorë, 4 raste në Pukë, Tropojë, Fushë- Arrëz, Malësi e Madhe, 3 raste në Lezhë, Rrogozhinë, Mat, 2 raste në Krujë, Has, Përmet, Delvinë, Divjakë, Selenicë, Himarë, Peqin, Shijak, Skrapar, Maliq, Patos, 1 rast në Roskovec, Kolonjë, Poliçan, Dropull.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 406 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 710 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 83,264 që nga fillimi i epidemisë. Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 2954 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 36,323 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.abcnews

The post 590 raste të reja dhe 14 humbje jete në 24 orët e fundit në Shqipëri appeared first on Gazetapress.net.

Lajmet të tjera

Back to top button