Lajmet

PDK i reagon ashpër Vjosa Osmanit pasi tha se Kosova është e zhytur në krim e korrupsion

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi me anë të një postimi në Facebook ka thënën se deklarata të tilla janë skandaloze dhe tregues se pretendentët  për të udhëhequr me politikën e jashtme nuk e kanë as idenë më të vogël për dëmin që po ia shkaktojnë shtetit të Kosovës, shkruan Gazetapress.net.

“Përderisa është evidente që Kosova ka probleme të brendshme si çdo shtet tjetër, niveli i kriminalitetit por edhe i korrupsionit, është në nivel shumë më të ulët në raport me vendet e rajonit, përjashto këtu Kroacinë”, ka shkruar Bytyqi.

Postimi i plotë:

Shenjat për politikën e jashtme, duken të zymta për shtetin e Kosovës.

Nga deklaratat skandaloze për çështjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, e deri tek deklaratat për mediumet ndërkombëtare që e përshkruajnë Kosovën si vend të krimit e korrupsionit, janë tregues se pretendentët për të udhëhequr me politikën e jashtme, nuk e kanë as idenë më të vogël për dëmin që po ia shkaktojnë shtetit të Kosovës.

Përderisa është evidente që Kosova ka probleme të brendshme si çdo shtet tjetër, niveli i kriminalitetit por edhe i korrupsionit, është në nivel shumë më të ulët në raport me vendet e rajonit, përjashto këtu Kroacinë.

Por, edhe sikur të ishte në nivelin siç përshkruhet nga znj. Osmani, ngritja e këtyre temave në mediume ndërkombëtare në vend të atyre me rëndësi për politikën e jashtme, konfirmojnë qartazi nivelin e politikës së jashtme që na pret.

*Për keqardhje Bashkimi Kombëtar, kjo temë e shenjtë për shqiptarët vazhdon të keqpërdoret për politika ditore!. /Gazetapress.net/

Lajmet të tjera

Back to top button