KRONIKA E ZEZË

Ishte duke ndërruar pjesët e makinerive, lëndohet një person në vendin e punës

Një person në fshatin Astrazub në komunën e Malishevës ka kërkuar ndihmë mjekësore pas lëndimit që mori në vendin e punës, përgjatë kohës sa ishte duke i ndërruar pjesët e makinerive në vendpunishte.

Sipas njoftimit të policisë i njëjti ka pranuar ndihmë mjekësore në QKMF-në e qytetit, për tu dërguar më pas në QKUK.

Lidhur me këtë rast është njoftuar edhe inspektori i punës dhe prokurori.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë:

Fsh. Astrazub, Malishevë 16.03.2021-14:30. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-Malishevë pasi që, dyshohet se i njëjti ka pësuar lëndime në vendin e punës, gjatë ndërrimit të pjesëve në makineritë në vend punishte. Viktima pastaj është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm, ndërsa në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe inspektori i punës. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar.

Lajmet të tjera

Back to top button