Lajmet nga Rajoni

Ambasadori Hasani: Jemi në pritje të listës së mjekëve nga MSH-ja për t’i vaksinuar në Kukës

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani tha se janë në pritje të përgjigjes nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës për listën e mjekëve që kanë qenë në vijën e parë të frontit me pandeminë COVID-19, e që janë ftuar të vaksinohen në Kukës.

Hasani ka thënë se vaksinimi duhet të bëhet në mënyrë të organizuar, për çka u shpreh se duhet të ketë një listë të punonjësve shëndetësorë, por që nuk kanë marrë përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka premtuar dhe ka kërkuar që të vijnë ta marrin vaksinën në Kukës. Përgjegjësia është e Ministrisë së Shëndetësisë të vijë në mënyrë të organizuar të merr vaksinën në Kukës. Ministria e Shëndetësisë së Kosovës nuk ka dhënë një përgjigje dhe jemi në pritje të një përgjigje të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës për të shkuar në mënyrë të organizuar”, u shpreh Hasani për Telegrafin.

Hasani u shpreh se në formën vullnetare ashtu siç po shkojnë mjekët nga Kosova për ta marrë vaksinën është problem pasi pas pasur një listë të mjekëve që kanë qenë në vijën e forntit, dikush mund të mbetet pa vaksinuar.

“Në formën vullnetare është një problem tjetër, pasi forma vullnetare mund t’i lë disa me vaksina e disa pa vaksian. Kërkesa ka qenë nga kryeministri Rama që personeli që është në vijën e frontit, në vijën e zjarrit të vijnë e ta marrin vaksinën”, tha Hasani.

Gjatë ditës sot, kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla deklaroi se dy mjek nga Kosova të cilën shkuan sot për tu vaksinuar në Kukës, nuk u është mundësuar të vaksinohen.

Ata janë kthyer mbrapsht, pasi nga atje u kanë thënë se po presin listën e mjekëve që janë në vijën e parë të frontit në luftën me koronvirusin, e cila do të duhej tu dërgohej nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.

Gjatë ditës së djeshme, mjeku kosovar Blerim Feka e kaloi kufirin për tu imunizuar kundër coronavirusit.

Pasi regjistrohet, gjinekologu ka për t’u vaksinuar me kurën anti-covid të AstraZeneca për çka thotë se nuk hezitoi aspak.

“Shumë lehtë dhe afër. Më pritën përzemërsisht dhe më bën vaksinën kundër Covid-19. Jam i lumtur. I ftoj të gjithë kolegët që të shfrytëzojnë mundësinë për tu vaksinuar kundër Covid-19”, tha ai.

Me këtë vaksinë këto ditë në Shqipëri ka filluar imunizimi i mësimdhënësve ndërsa vetëm në Kukës janë vaksinuar mbi 40 të tillë.

The post Ambasadori Hasani: Jemi në pritje të listës së mjekëve nga MSH-ja për t’i vaksinuar në Kukës appeared first on Gazetapress.net.

Lajmet të tjera

Back to top button