Lajmet

Abdixhiku takon deputetët e zgjedhur të LDK-së, s’ka qëndrim të qartë rreth votës për Osmanin

Pas takimit, ish-kandidati për kryetar të LDK-së, njëherit deputet i zgjedhur i LDK-së dhe ministër i Bujqësisë, Besian Mustafa ka thënë për mediat se është folur rreth seancës themeluese të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazetapress.net.

“Sot kryetari Abdixhiku ka mbajtur një takim konsultativ me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës pra grupin parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, takim ku u diskutua për procesin e seancës themeluese të Kuvendit të legjislaturës së re, ashtu siç ka deklaruar edhe kryetari Abdixhiku ai do të jetë një takim me znj.Osmani dhe z.Kurti”, tha Mustafa.

Tutje, i pyetur lidhur me votimin e Osmanit për presidente, Mustafa tha se Abdixhiku tashmë e ka dhënë këtë përgjigje.

“Besoj kryetari Abdixhiku ka dhënë përgjigje lidhur me këtë çështje.”, tha Mustafa.

Kujtojmë se dje kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë paraqitjes së djeshme televizive është shprehur se LDK nuk është e interesuar për bllokimin e institucioneve, duke e lënë të hapur mundësinë e votës për Vjosa Osmanin. /Gazetapress.net/ 

Lajmet të tjera

Back to top button