Lajmet nga Rajoni

Abazoviq në Bruksel, flet për atë se çka duhet të ndyshojë për të pasur rezultate në luftimin e krimit e korrupsionit

Mali i Zi nuk mund të arrijë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit me njerëzit që drejtojnë zyrën e prokurorit të shtetit, i tha  sot  Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq sot transmeton Kosova Post.

“Me njerëzit që tani drejtojnë zyrën e prokurorit, ne nuk mund të arrijmë rezultatet që duam të arrijmë, dhe ky është një problem. Prandaj kërkoj mirëkuptimin tuaj. Ne duam të ndjekim rrugën evropiane dhe duam të ndjekim rregullat. Ne nuk duam të bëjmë asgjë që do të ishte kundër rregullave dhe standardeve evropiane, por na duhet ndihmë për të gjetur një zgjidhje të përbashkët, dhe zgjidhja e përbashkët është që nëse duam rezultate, ne duhet të ndryshojmë krye të zyrës së prokurorit të shtetit”, tha Abazoviq.

Ai deklaroi se ka shumë raste të korrupsionit të lartë që kanë qenë në sirtarët e prokurorisë për disa vite, dhe e vërteta e saktë rreth tyre nuk dihet.

Konsideron se polarizimi i shoqërisë malazeze është më i lidhur ngushtë me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Njerëzit e dinë se ky është një nga problemet kryesore. “Kur flasim për këtë, unë e di se në Bashkimin Evropian dhe Komisionin Evropian, por gjithashtu në Parlamentin Evropian, ekziston një dilemë në lidhje me ligjin mbi zyrën e prokurorit të shtetit dhe Prokurorinë Speciale të Shtetit,” tha Abazoviq.

The post Abazoviq në Bruksel, flet për atë se çka duhet të ndyshojë për të pasur rezultate në luftimin e krimit e korrupsionit appeared first on Gazetapress.net.

Lajmet të tjera

Back to top button