KRONIKA E ZEZË

Qytetarët ndihmojnë policinë për kapjen e një personi të dyshuar në Klinë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka njoftuar se falë ndihmës së qytetarëve, është arrestuar i dyshuari për veprat penale “Hyrje në sistemet kompjuterike”, “Kanosje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar të shtunën, nga hetuesit e stacionit policor në Klinë.

“Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 13.03.2021,është bërë arrestimi i tij nga hetuesit e stacionit policor Klinë”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.

I dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë.

Lajmet të tjera

Back to top button