Lajmet

Konjufca e konfirmon indirekt që do të jetë kandidat për Kryetar të Kuvendit

Ai në Klan Kosova, është shprehur se do të ishte befasi nëse ai nuk do të ishte kandidat për kryetar në legjislaturës që pritet të konstituohet javën e ardhshme.

“Nuk e përjashtoj. Mirëpo nuk mund ta di unë nëse i marr votat e nevojshme. Askush nuk e di, a do të jem kryetar, por kandidat nuk e përjashtoj mundësinë”, është shprehur Konjufca.

“Do të ishte befasi nëse nuk do të isha kandidati për kryetar të Kuvendit”, është shprehur ai duke buzëqeshur.

Konjufca ka thënë se tashmë 80 përqind e përbërjes së qeverisë së re është caktuar.

“Nuk i kemi bërë publike deri tash ndonëse konsideroj se mbi 80 përqind e qeverisë deri tash dihen. Publike do t’i bëjmë kur të jemi momenti konkret i zgjedhjes së qeverisë”.

Sa i përket pozitës së Kryetarit të Kuvendi, Konjufca ka thënë se nuk do të ketë nevojë sikur më 2019 që të bëhen kompromise për ta liruar për dikë tjetër këtë pozitë.

Lajmet të tjera

Back to top button