Lajmet

Demiri pret bashkëatdhetarë nga Kosova që punojnë dhe studiojnë në Izrael

Demiri u zotua se do të punojë për avancimin e pozitës së mërgatës sonë atje.

“Ishte kënaqësi që në ceremoninë e hapjes së ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem prita bashkatdhetarë studentë e punonjës këtu në Shtetin e Izraelit. Do të kultivoj marrëdhënie miqësie e bashkëpunimi me pjesëtarët e mërgatës sonë për avancimin e pozitës së komunitetit kosovar në Izrael, për promovimin e Kosovës dhe vlerave tona dhe për forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve përkatëse. 🇽🇰🇮🇱”.

Po ashtu diplomatja kosovare ka publikuar disa fotografi nga ceremonia e hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe zyrtarë nga Ministria e Jashtme izraelite.

“Së bashku me zyrtarë të Ministrisë se Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit dhe miq të Kosovës në ceremoninë e hapjes së ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem.

Lajmet të tjera

Back to top button