Lajmet

Çitaku: Sa debatoni për lokacionin e ambasadës, kërkojini ndihmë Izraelit për vaksinat

Ajo me anë të një postimi në Facebook ka thënë se kjo po ndodhë pa asnjë arsye, shkruan Gazetapress.net.

Një këshillë miqësore sipas saj do të ishte që kjo temë të mbyllet.

Postimi i plotë:

E pabesueshme!

Pa asnjë arsye vazhdojmë ta mbajmë çështjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem pjesë të debatit politik.

Këshillë miqësore: mbylleni këtë temë. Kacafytjet publike mes bartësve të institucioneve tona rreth kësaj teme janë shumë të rrezikshme. Diplomacia kërkon diskrecion.

Në vend se të debatojmë lokacionin e Ambasadës në Israel, ndoshta më e udhës do të ishte të mobilizohemi dhe të kërkojmë ndihmën e Israelit për vakcina. /Gazetapress.net/

Lajmet të tjera

Back to top button