Lajmet

Daut Haradinaj heq dorë nga posti i deputetit, ia liron vendin Shemsedin Dreshajt

Këtë e ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook, derisa ka treguar se po ia lëshon vendin Shemsedin Dreshajt, kandidat nga radhët e AAK-së.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, votues të AAK-së!

Dëshiroj të ju falënderoj për besimin e dhënë tash e sa mandate, besim të cilin jam munduar ta kryej me nder duke qenë zëri juaj në Kuvend.

Tash ne rrethanat e reja që jemi, do heqë dorë nga ky mandat për t’i krijuar hapësirë Prof.Dr Shemsedin Dreshajt të jetë deputet, dhe për të pasur mundësi kohore që të jem më prezent nëpër komunat tona edhe për faktin se do kemi zgjedhje në këtë vjeshtë. Po ma kërkon struktura angazhimin në terren dhe nuk dua t’a bëj punën në terren në dëm të mandatit të popullit.

Kolegëve të mi ju dëshiroj suksese në këtë legjislaturë.

Do jemi shumë më të konsoliduar dhe më të përgatitur këtë vjeshtë. Fituesit të këtyre zgjedhjeve ju uroj suksese. I juaji, Daut Haradinaj  /Gazetapress.net/ 

Lajmet të tjera

Back to top button