KRONIKA E ZEZË

Policia jep detaje për vrasjen e dyfishtë: Viktimat janë një grua dhe një burrë të moshës 44-vjeçare

Policia e Kosovës, ka konfirmuar se dyshohet për një vrasje dhe një vetëvrasje në Emshir të Prishtinës.

Kështu ka bërë të ditur për lajmi.net, zëdhënësi i policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Nga këqyrja e vendit të ngjarjes – kryerjes së ekzaminimeve forenzike të deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe vetëvrasjes”, ka thënë Borovci.

Viktimat janë një femër 44 vjeç dhe një mashkull 44 vjeç, shtetas kosovarë.

“Viktimat një femër 44 vjeç dhe një mashkull 44 vjeç, shtetas kosovarë, kanë humbur jetën nga plagët e marra me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri ( revole ) e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast. Aktualisht po vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes”, tha Borovci. 

Lajmet të tjera

Back to top button