Lajmet

S’i kishte njoftuar hiç për kandidaturë, Mustafa: Unë, Lumiri, Lutfiu, Antoni jemi LDK fund e krye

Mustafa, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se që nga dita e parë e LDK-së më 23 dhjetor të vitit 1989, atë subjekt e ka udhëhequr uniteti, solidariteti, dialogu dhe vizioni.

“Unë, Lumiri, Lutfiu, Antoni, etj. jemi LDK, fund e krye! Nesër në mëngjes jemi kundërkandidat në garën më demokratike në politikën kosovare. Nesër në mbrëmje jemi miq, bashkëpartiak dhe kolegë të rreshtuar pas kryetarit të ri”.

“Që nga dita e parë e LDK-së, 23.12.1989, na ka udhëhequr uniteti, solidariteti, dialogu, vizioni! Ashtu siç pritej, në medie u fol shumë, u munduan të na bëjnë pjesë të grupeve e skemave imagjinare. Por, ne ishim, jemi dhe do të jemi gjithmonë të bashkuar rreth LDK-së!”

“Heshtja që po mbizotëron ende brenda LDK-së duhet thyer shpejtë, shumë shpejtë. Ja kemi borxh të gjithë qytetarëve të Kosovës, të gjithë brezave të sa”, ka shkruar Mustafa.

Ai, po ashtu ka kujtuar disa fjalë të babait të tij, Xhemajl Mustafës, të cilat i kishte shkruar para se ta themelonte LDK-në.

“Intelegjencia krijuese e vendit, pjesa dërrmuese e intelektualëve që betohen shpesh në humanizëm, në demokraci dhe në lirinë e shpirtit e të mendjes, këto ditë ranë në një provim të rëndë moral, që për intelektualët dhe inteligjencien e njëmendët, s’ka dyshim, është rënia dhe pësimi më i rëndë. Po bëhen shtatë ditë të tëra që kur minatorët e Trepçës gjendjen në galeritë e thella e të ftohta të nëntokës, kurse pjesa dërrmuese e inteligjencis së vendit hesht, rri dhe bën sehir me një dramë të paparë njerëzore, me një tragjedi…”

“Indiferenca dhe turpi, sprova dhe katandisja morale mund të jetë e pafund, veçmas kur inteligjencia kalkulon me qëndrime, disponime dhe me strategji të ndryshme pragmatike e politikaniste…
Me dramën e minatorëve njeriu duhet të solidarizohet, kurse drama, katandisja morale dhe heshtja e inteligjencias së vendit njëmend është për ngushëllim.”. /Gazetapress.net/ 

“Kandidatura fantazmë”/ Askush s’e di pse hyri Besian Mustafa në garë për kryetar të LDK-së

Lajmet të tjera

Back to top button