KRONIKA E ZEZË

Gjuajtje me armë zjarri afër lumit Lepenc, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar sot nga Policia e Kosovëspër gjuajtje me armë zjarri në afërsi të urës së lumit Lepenc.

Në njoftimin e bërë nga Policia thuhet se sot rreth orës 11:30 kanë pranuar një informacion, se në hyrje të fshatit Dubravë, afër urës së lumit Lepenc në Kaçanik, nga një automjet i udhëtarëve në lëvizje, është gjuajtur në hapësirë me armë zjarri dhe se i njëjti automjet ka ikur në drejtim të panjohur.

“Menjëherë patrullat e policisë dhe njësia e hetimeve të këtij stacioni, kanë dalur në vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe kanë gjetur 3 ( tri gëzhoja) të kalibirt të panjohur”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se të gjitha njësitet policore kanë nisur kërkimin e automjetit të dyshimtë dhe jo shumë larg nga vendi i ngjarjes, pas 30 minuta kërkimi, policia ka arritur ta ndalojë automjetin dhe ka arrestuar dy persona të moshës madhore, ndërsa është konfiskuar edhe arma me të cilën dyshohet se është gjuajtur.

“Të dyshuarit pasi janë intervistuar nga policia në stacionin policor në Kaçanik, me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj tyre inicohet procedurë e rregullt (armëmbajtje pa leje dhe përdorim i armës së zjarrit) dhe të dyshuarit lirohen”, bën të ditur Policia e Kosovës.

Lajmet të tjera

Back to top button