KRONIKA E ZEZË

Zjarr në një fabrikë, vdesin 20 punëtorë

Të paktën 20 persona e kanë humbur jetën ndërsa 24 të tjerë u lënduan si pasojë e zjarrit që përfshiu një fabrikë në qytetin Qalyubia, në veri të Egjiptit.

Zjarri shpërtheu në fabrikën katërkatëshe të veshjeve në Al-Ubur ndërsa drejt vendngjarjes janë dërguar 10 automjete të ndihmës së shpejtë dhe 15 automjete zjarrfikëse, thuhet nga kabineti i guvernatorit të Qalyubia-s.

Sipas informacioneve të para, nga zjarri jetën e kanë humbur 20 persona ndërsa janë lënduar 24 të tjerë. Shkaku i zjarrit ende nuk dihet.

Po ashtu u theksua se zjarri është vënë nën kontroll dhe se është formuar një komitet teknik detyra e së cilit do të jetë mbrojtja e ndërtesave përreth nga zjarri.

Lajmet të tjera

Back to top button