KRONIKA E ZEZË

Suharekë: Arrestohet njëri prej grabitësve të pompës së derivateve

Policia e Kosovës njofton se sot ka arritur të identifikojë dhe arrestojë njërin prej dy personave të dyshuar, që të maskuar dhe nën kërcënim të armës kishin grabitur 2 mijë e 500 euro në një pompë të derivateve në Suharekë.

I dyshuari është S.H i lindur në vitin 1978, shkruan lajmi.net.

Policia po punon edhe në identifikimin e personit të dytë.

“I dyshimti S.H i lindur në vitin 1978, është arrestuar dhe ndaj tij është ushtruar kallëzim penal për grabitje. Policia është duke punuar për identifikimin e personit të dytë në këtë rast dhe sigurisht se shumë shpejt edhe ai do të jetë para organeve të drejtësisë”, thuhet në komunikatën për shtyp të policisë.

Lajmet të tjera

Back to top button