Lajmet

PDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Kurtit dhe Osmanit

Nënkryetari i kësaj partie Memli Krasniqi, ka konfirmuar për Gazetapress.net se kjo parti do të marrë pjesë të hënën në takimin e thirrur nga Kurti e Osmani.

“PDK do të marrë pjesë në takimin e ftuar të hënën. Si parti kryesore opozitare, qëndrimet tona rreth formimit të institucioneve do t’i bëjmë të njohura në takim”, ka thënë Krasniqi për Gazetapress.net.

Ndryshe, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryeministër, Albin Kurti si dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani të enjten mbrëma u kanë dërguar letër partive politike për t’u takuar të hënën, më 15 mars për të diskutuar rreth konstituimit të institucioneve të vendit. /Gazetapress.net/

Lajmet të tjera

Back to top button