Lajmet

Osmani takon ambasadorin e Zvicrës, flasin për formimin e institucioneve në Kosovë

Në këtë takim, Osmani e falëndeori Kollyn për pritjen e Zvicrës në vizitën zyrtare atje dhe i shprehu mirënjohjen për takimet konstruktive, shkruan Gazetapress.net.

Gjithashtu, Osmani e Kolly kanë diskutuar edhe për formimin e institucioneve në Kosovë.

Ky është njoftimi i plotë:

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim Ambasadorin e Zvicrës në Republikën e Kosovës, z. Thomas Kolly.

Me këtë rast, u.d. Presidentja Osmani e falënderoi Ambasadorin Kolly për pritjen e institucioneve Zvicerane në vizitën zyrtare, si dhe shprehu mirënjohje te thellë për takimet konstruktive dhe përmbajtjesore me përfaqësuesit më të lartë institucional.

U.d. Presidentja Osmani theksoi poashtu që si rezultat i kësaj vizite, tashmë janë ndërmarrë hapat e parë për konkretizimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe që shumë shpejt do të iniciohen projekte e nisma të tjera në fusha të ndryshme konform prioriteteve zhvillimore të qeverisjes së re.

Në takim u fol për rëndësinë e themelimit sa më të shpejt të institucioneve e me ç’rast u theksua nevoja për respektim të plotë të vullnetit të shprehur të qytetarëve.

Duke folur për situatën aktuale me pandeminë, u.d. Presidentja Osmani vlerësoi lartë gatishmërinë e autoriteteve zvicerane për të parë mundësitë për të ndihmuar Kosovën në sigurimin e vaksinave. /Gazetapress.net/ 

Lajmet të tjera

Back to top button