Showbiz

I uron të ndahet nga jeta për ta lënë të lirë Mevlanin- Reagon Ledjana

Konkurrentja e emisionit “Për’puthen”, Ledjana Prenga, tash e një kohë është në një lloj debati me Antonelën, shkak kjo simpati e dyshës ndaj Mevlanit.

Qysh nga ajo kohë, Ledjana nuk heziton të ndaj me përcjellësit dashurinë e madhe që ka ndaj Mevlanit, edhe pse së fundi, befasoi të gjithë.

Me një story të publikuar në rrjetet sociale, aty shihet se dikush i kishte uruar të ndërroj jetë në mënyrë që Mevlani t’i mbetej Antonelës.

Për këtë, reagoi edhe Ledjana :“Nuk i kam marrë asgjë askujt dhe nuk do ta bëjë, r vetmja gjë që kurrë nuk kam dashur është që fama dhe emisioni të ndikojë në gjendjen time emocionale dhe të arrij në një pikë të tillë ku më tepër qaj se sa qesh”, kanë qenë fjalët e Ledjanës e cila i ka shoqëruar me disa emotikona të mërzitur./Kosovarja/

The post I uron të ndahet nga jeta për ta lënë të lirë Mevlanin- Reagon Ledjana appeared first on GazetaPress.

Lajmet të tjera

Back to top button