KRONIKA E ZEZË

Aksident në rrugën Prizren – Gjakovë, 7 të lënduar rëndë

Shtatë persona kanë pësuar lëndime të rënda në një aksident trafiku në Bishtazhin të Gjakovës.

Njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka pësuar edhe thyerje të nofullës.

Sipas policisë, vetura e cila ishte në drejtim të rrugës Prizren-Gjakovë bën tejkalim të pasigurtë dhe “godet veturën në pjesën e parme ana e majtë e cila ishte në drejtim të Prizrenit”, përfundon policia.

Ndërkohë, policia vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.

Lajmet të tjera

Back to top button