Lajmet

Tomë Gashi përgatit padi ndaj Dick Martyt dhe Carla Del Pontes

Sipas një shkrimi të Gashit në Facebook, thuhet se me autorizimin e Mersin Katuçit në cilësinë e avokatit do të ngre padi ndaj Dick Martyt.

“Në cilesinë e avokatit dhe sipas autorizimit të z.Mersin Katuçi është duke u përgaditur kallezim penal si dhe padi civile kunder senatorit zvicran Dick Marty i cili kishte shkuar në menyrë klandestine, i maskuar në pronat dhe shtepinë e z.Mersin Katuçi, në fshatin Gurë Republika e Shqiperise, edhe pse në shtepinë e familjes Katuci nuk ishte gjet asnje prove per trafikim te organeve njerezore, Dick Marty e mashtroi-e vuri ne lajthim Keshillin e Evropes duke pretenduar se pjesetare te UÇK-se gjatë luftes dhe pas perfundimit të luftes, në shtepinë e tij kinse kishin mbajtur qindra civil, shqiptar, serb, rom, në menyre të kunderligjshme, i kishin torturuar, i kishin vrare, dhe u kishin hequr organet trupore per trafikim nderkombetar”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se raporti i rrejshëm i Dick Martyt i ka vënë në lajthitje deputetët që votuan Gjykatën Speciale.

“Raporti i rrejshem i Dick Martyt vuri ne lajthim Këshillin e Evropes i cili autorizoi prokurorin amerikan ne kuader të EULEX-it Clint Williamson qe të hetoj keto pretendine, dhe 82 deputet e Republikes se Kosoves në gusht të vitit 2015, u vunë në lajthim pa e poseduar fare raportin e Clint Williamson, votuan Gjykaten Speciale”, ka shkruar ai. /Gazetapress.net/

 

Lajmet të tjera

Back to top button