KRONIKA E ZEZË

Policia jep informacione për tentim vrasjen në Kaçanik

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në orën 20:10, në Kaçanik është raportuar se një person është plagosur me armë zjarri nga një i dyshuar i panjohur.

Sipas policisë, njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku kanë konfiskuar 4 gëzhoja te kalibrit 9 mm dhe një gëzhojë e armës AK-47.

“Fsh.Rekë, Kaçanik, 07.03.2021-20:10. Raportohet se viktima mashkull kosovar është plagosur me arme zjarri nga një i dyshuar i panjohur. Njësitet policore kane dalur ne vendi e ngjarës ku kane gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja te kalibrit 9 mm dhe një gëzhojë e armës AK-47.  Viktima është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK-Prishtine. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Lajmet të tjera

Back to top button