Lajmet

Çitaku i reagon ashpër BE-së: Duket se e keni harruar Thaçin, a janë të vlefshme marrëveshjet e Brukselit?

Ky shërbim ka postuar disa fotografi ndër vite të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazetapress.net

Aty shihen Edita Tahiri, Isa Mustafa e Avdullah Hoti por nuk është vendosur ndonjë fotografi ku shihet edhe ish-presidenti Hashim Thaçi i cili kishte mar pjesë aktivisht në bisedime.

Çitaku ka shkruar se BE mirë që po mbanë gjurmët e gjërave si kanë ndodhur, por “duket se keni harruar se kush ishte Kryeministri i Kosovës që nënshkroi detyrën e Brukselit!”.

Ajo ka hedhur dyshime duke thënë se ndoshta BE dëshiron të thotë se marrëveshjet e nënshkruara nga Thaçi nuk janë më të vlefshme.

Ky është postimi i saj:

Përshëndetje BE, mirë të i’u shoh se po i mbani gjurmët e gjërave.

Por, disi duket se keni harruar se kush ishte Kryeministri i Kosovës që nënshkroi marrëveshjen e Brukselit!

Apo ndoshta ju thjesht po përpiqeni të na thoni se marrëveshjet që Thaçi i nënshkroi nuk janë më të vlefshme?!
#Revizionizëm. /Gazetapress.net/ 

Lajmet të tjera

Back to top button