Lajmet nga Rajoni

Borell: Kanë kaluar 10 vjet që kur filloi dialogu, është koha ta përmbyllim

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell ka thënë se ka ardhur koha që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë.

Borell përmes Twitterit ka shkruar se takimi i parë i palëve ka ndodhur para 10 vjetëve dhe BE është duke punuar që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse e normalizimit.

“10 vjet më parë, takimi i parë i dialogut Beograd-Prishtinë u mbajt në Bruksel. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë, është koha për të përmbyllur procesin. BE-ja është duke punuar me palët në një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit që do të hap rrugën për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Borell.

The post Borell: Kanë kaluar 10 vjet që kur filloi dialogu, është koha ta përmbyllim appeared first on Gazetapress.net.

Lajmet të tjera

Back to top button