Lajmet

​Hoxhaj: PDK ka pasur programin dhe ekipin më të mirë nga të gjitha partitë tjera

Ai në emisionin “Pressing” të T7 ka thënë se rënia prej rreth 40.000 votave krahasuar me zgjedhjet 2019, do të merret seriozisht nga lidershipi i saj.

“PDK në këto zgjedhje ka pritur shumë më shumë, por kundërshtarët e saj kanë menduar se do të kemi një rezultat me pasoja katastrofale. PDK-ja doli e dyta dhe ne do të bëjmë opozitën. Arsyet që kanë sjellë këtë rezultat janë të shumta, duke nisur nga situata e brendshme, por një pjesë ka të bëjë edhe me shtet-ndërtimin e Kosovës. Goditjet kanë qenë konfirmimi i aktakuzës për presidentin dhe kryetarin. Së dyti, kemi qëndruar shumë gjatë në qeveri. Qëndrimi jonë me LDK-në dhe AAK-në, duke bërë kryeministër Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj, i ka kushtuar PDK-së, duke qenë pa pushtet real. Prej 2014, është bllokuar shtet-ndërtimi i Kosovës dhe deri më 14 shkurt Kosova është në gjendje të status quo-s dhe nuk ka ecur përpara. Nuk ka pasur liberalizim të vizave, për të cilin kemi paguar një çmim politik”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka thënë se PDK në zgjedhjet e 14 shkurtit ka pasur programin dhe ekipin më të mirë nga të gjitha partitë e tjera, por “një pjesë e madhe e qytetarëve për shkak të pandemisë, për shkak të rrëzimit të Qeverisë Kurti në mes të pandemisë, e kanë ndarë mendjen më herën se sa që kanë lexuar programe”.

Lajmet të tjera

Back to top button