Lajmet nga Rajoni

Babë e birë e humbin jetën nga zjarri, gjendet edhe trupi i pajetë i…

Berat/ Është rënduar bilanci i viktimave nga zjarri që përfshiu tre banesa në Berat, ku pak më parë është gjetur trupi i pajetë i Mateo Vangjelit, 50 vjeç.

Ndërkohë që më herët u gjend trupi i babait të tij Jovani Vangjeli, 61 vjeç.

Prej orësh forcat e zjrrëfikëses kërkonin trupin e Mateos pasi edhe familjarët e tyre pohonin se ai ishte në shtëpi.

Ndërkohë që dyshohej se mund të kishte një viktimë të tretë i cili mund të ishte shoku i Mateos, por ai ishte larguar më herët nga shtëpia e tyre.

Kujtojmë se zjarri nisi gjatë natës në banesën e Jovani Vangjeli, 61 vjeç, e për pasojë zjarri është përhapur dhe në dy banesa të tjera ngjitur të shtetasve R.S dhe P.N si dhe në katin e tretë të pallatit përballë në banesën e shtetasit M.H në lagjen Muzakaj.

The post Babë e birë e humbin jetën nga zjarri, gjendet edhe trupi i pajetë i… appeared first on Gazetapress.net.

Lajmet të tjera

Back to top button