Lajmet
Presidenti Macron i shkruan ambasadorit Gashi

Mesazhin që e pranoi nga Macron, Gashi e shpërndau në Facebook, teksa shprehet i lumtur që arrinë të ndihmojë avancimin e miqësisë ndërmjet dy shteteve.
Postimi i tij i plotë:
Mbresë e fortë mesazhi personal i Presidentit Macron, të cilin ma përcollën në fillim të javës: “Faleminderit përsëri për kurajën tuaj.”
Jam i lumtur që kam mundësi të ndihmoj në avancimin e miqësisë ndërmjet dy vendeve tona, të bazuar mbi vlera evropiane e interesa të përbashkëta për një Evropë të fortë si dhe e për paqe, liri, demokraci e progres në rajonin tonë.
Shtetit tonë, në prag të 13 vjetorit të Pavarësisë i nevojitet ende fuqizim në rrafshin ndërkombëtar. /Gazetapress.net/