Lajmet

Pacolli: Ta mbajmë rininë në Kosovë, kjo është lufta ime më e madhe sot

Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “Shteti jonë, janë të rinjtë tanë”.

“Ta mbajmë rininë tonë në Kosovë, duhet të jetë prioritet kryesor i secilit prej nesh. Shteti jonë, janë të rinjtë tanë, prandaj ofrimi i mundësive për ta është jetik për zhvillimin substancial. E ardhmja do na gjykojë pikërisht për këtë: A arritëm ta ndalim këtë largim masiv të rinisë nga Kosova? Unë them se mundemi. Unë them se duhet. Për Ndërtimin e Shteti dhe për rininë tonë”, ka thënë Pacolli.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt, ndërkohë lista e AKR-së i është bashkuar listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajmet të tjera

Back to top button