Showbiz

Nuk do ta besoni ku u njohën Shpati e Selvija

Në muajin dhjetor Shpat Kasapi u fejua me grimeren Selvije Jao.

Ata me anë të disa imazheve treguan se kanë vendosur rrathët e fejesës, duke dëshmuar që mes tyre ekziston një dashuri e madhe.

Së fundmi ata ishin të ftuar në emisionin “Roped With Olsi”, teksa folën më shumë rreth njohjes së tyre.

Selvija u deklarua se ajo kishte punuar si grimere, dhe aty e ka njoftuar Shpatin.

Unë kam punuar si grimiere dhe kishte Shpati një videoklip dhe u kontaktova nga stafi i Shpatit, por ishin rregulluar të gjithë, ishin gati dhe unë rrija aty, u  prezantuam aty me Shpatin dhe më tha hajde ma bëj mua grimin.

Dhe unë pranova se thashë mos t’i shkojnë lekët kot, u bëmë shumë shok krijuam një kimi shumë të fortë, kjo ka ndodhur para 3 viteve pasi ka 3 vite që njihemi kemi qenë shumë shok fillimisht ngaqë ishim shumë shok, ja tregonim çdo gjë njëri-tjetrit, jepnim këshilla derisa Shpati më tha një ditë ti ke karakteristikat që unë dua nga partnerja ime”, tha ajo./Kosovarja/

The post Nuk do ta besoni ku u njohën Shpati e Selvija appeared first on GazetaPress.

Lajmet të tjera

Back to top button