Lajmet

Haradinaj: Vjosa Osmani s’ka shumë kohë që bleu shtëpi në Marigonë

Kjo erdhi për shkak se gazetari Vehbi Kajtazi tha se Osmani dhe Kurti po thirrën në atë se po jetojnë me popullin, si populli dhe për popullin.

Ndërsa Haradinaj tha se këta të dy, nuk janë engjuj dhe Osmani bleu shtëpi në lagjen luksoze Marigona Rezidence.

“Kurrënjëri nga këta të dy (Osmani e Kurti) nuk janë engjëj. Nëse e shihni formularin e deklarimit të pasurisë, që të dy janë më të pasur se unë. Edhe zonja Osmani s’ka shumë kohë që ka marrë shtëpi në ‘Marigona Rezidence’. Këto mundet me ia shit këto dikujt nëpër studio, ama jo neve”, ka thënë Haradinaj në Dukagjin.

“Pra, këto standarde populiste që po mundohen të ia shesin popullit, populli këtu është”, shtoi Haradinaj.

Lajmet të tjera

Back to top button