Lajmet

Beqa: Hoxhaj e ka derën hapur në Washington e Bruksel

Beqa nën një intervistë për Ekonomia Online thekson se kandidati i tyre për kryeministër, Enver Hoxhaj, është një njeri i duhur sepse “e ka derën hapur në Washington e në Bruksel”.

“Hoxhaj, është një njeri që e ka derën e hapur edhe me Washington, derën hapur në Bruksel dhe një njeri që do ta përfaqësojë Kosovën edhe jashtë edhe brenda vendit me punë dhe integritet. Ai din çka ka me bërë javën e parë, muajin e parë 100 ditëshin e parë dhe vitin e parë”.

“Jemi shumë optimist se do të dalim shumë faqebardhë në kërkesat e qytetarëve dhe në premtimet që i kemi bërë gjatë fushatës. Jemi i vetmi program serioz e vetmja listë serioze nga 1-110 në raport me ofertat e tjera dhe e kemi një kryeministër që ka një përvojë dhe ka një bagazh politik, profesional në raport me kandidatët e tjerë”.

Ndër të tjerash, Beqa ka premtuar se do ta dyfishojë votat për PDK-në në komunën e Gjakovës.

“Kemi ofruar projekte që janë në interes të qytetarëve nga infrastruktura, shkolla, ujësjellësi, kanalizimi dhe kemi qenë zë i qytetarëve pavarësisht në çfarë kohe dhe ore na kanë thirrur”.

“Këtë e kemi bërë dhe këtë e garantoj që në zgjedhjet e 14 shkurtit në Gjakovë do ta kemi një dyfishim të votave për Partinë Demokratike dhe projektin e rimëkëmbjes, sepse është kërkesë dhe nevojë e qytetarëve”.

Intervista e plotë:

EO: Zgjedhja juaj si deputet, çka do të ju ofrojë qytetarëve?

Beqa: Unë do të jem një zë i fuqishëm në Kuvendin e Kosovës, i gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në të njëjtën kohë, këtë e kam dëshmuar edhe në dy mandatet sa kam qenë deputet. Kam ngritur çështje në interes të vendit, për Prishtinën, Gjakovën por edhe në tërësi për Kosovën si dhe për Luginën, Metvegjën, Preshevën dhe Bujanovcit. Nuk ka ligj të buxhetit, apo rishikim i ligjit të buxhetit për dy mandatet që kam qenë unë që nuk kam ngritur unë. Projektet që janë në interes të qytetarëve të cilat nuk kanë mundur të kalojnë në faza të tjera përmes procedurave. E kam shfrytëzuar të drejtën time si deputet. Në të njëjtën kohë, si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Nuk ka ligj të sistemit të drejtësisë që sot është në fuqizim që nuk kam ngritur çështje apo kam udhëhequr grupe punuese dhe në  të njëjtën kohë kam pasur propozim amendamente që me emrin e Hajdar Beqës e kanë kaluar atë propozim amandamenti. Ne, kemi pasur në frymën e Partisë Demokratike, kur lideri i saj Kadri Veseli i cili pati bërë një standard që asnjë kandidat për deputet, apo person publik që ka problem me ligjin të mos kandidojë ne atë frymë e kemi shtrirë në infrastrukturë ligjore dhe kjo u pa edhe tani që për një votë që u votua Qeveria nga një deputet që nuk kishte të drejtë, këtë formë kishte problem me ligjin ra një Qeveri e tërë.

EO: Cili do të jetë prioriteti juaj në këtë mandat nëse prapë zgjidheni deputet?

Beqa: Deri me datën 14 Shkurt, kërkoj që qytetarët të jenë me ne dhe Partinë Demokratike. Prioritet i imi do të jetë që të zbatohet projekti i rimëkëmbjes. Projekti i rimëkëmbjes është projekti më serioz në Republikën e Kosovës, është shembull për rajonin jo vetëm për Kosovën. Është projekt i mundësive, është projekt i nevojave të qytetareve dhe në këtë projekt e gjejnë vetën nga rinia, mësimdhënësit, punëtorët shëndetësorë, administrate publike, sektori privat, policia, ushtria, studentët, artistët, sportistët e gjejnë vetën edhe kategoritë e dala nga lufta, të moshuarit.

EO: Thuhet se ju i keni shtuar Gjakovës trefishin e votave për Partinë Demokratike, si e keni arritur këtë?

Beqa: Këtë e kemi arritur bashkë me ekipin e Partisë Demokratike, bashkë me njerëzit që i kemi në struktura të Partisë Demokratike. Kemi pasur çdo herë oferta konkrete, ngase Partia Demokratike ka qenë gjithmonë ofertë reale. Çka kemi premtuar në Gjakovë e kemi realizuar, ku po i përmendi vetëm dy-tri premtime: Ne kemi premtuar bashkë më z.Thaçi dhe z.Hoxhaj atëherë ministër i arsimit dhe z.Thaçi si kryeministër që Gjakovën do ta bëjmë qytet Universitar dhe ka ndodhur. Kemi ofruar projekte që janë në interes të qytetarëve nga infrastruktura, shkolla, ujësjellësi, kanalizimi dhe një çfarë forme kemi qenë zë i qytetarëve pavarësisht në çfarë kohe dhe ore na kanë thirrur. Këtë e kemi bërë dhe këtë e garantoj që në zgjedhjet e 14 shkurtit në Gjakovë do ta kemi një dyfishim të votave për Partinë Demokratike dhe projektin e rimëkëmbjes, sepse është kërkesë dhe nevojë e qytetarëve.

EO: Ju si deputet i zëshëm në Kuvendin e Kosovës, çka keni bërë konkretisht për vendin nga i cili e përfaqësoni ju, Gjakova?

Beqa: Fillimisht i falënderojtë gjithë votuesit që e kanë votuar Partinë Demokratike dhe konkretisht mua që më kanë votuar. Kam ngritur çështje pothuajse në çdo seancë për Gjakovën. Ne kemi punuar shumë edhe në infrastrukturë kur kemi pasur kërkesa për ndonjë rrugë që lidhet me nivelin qendror. Ne kemi premtuar në kohën kur isha deputet unë bashkë me kryeministrin Thaçi që do ta lidhim Gjakovën me autostradën dhe me Landovicën dhe në të njëjtën kohë edhe me pjesën që lidhet me Pejën. Ato projekte janë në realizim e sipër, ato projekte kanë kaluar me Partinë Demokratike në kohën e PAN-it kur shumica absolute në koalicion ka qenë Partia Demokratike tash mundet dikush që t’i përfitojnë. Gjakova edhe pse e ka një liqe shumë të mirë, një vlerë, liqeni i Radoniqit nuk kanë pasur shumica e fshatrave ujë të pijes.

Kam arritur që bashkë me Ujësjellësin e Gjakovës, në bashkëpunim me ta kemi arritur ti realizojmë projektet e kamotshme për shembull me amendamentet e Hajdar Beqës si deputet dy vite rresht kemi arritur ta qojmë ujin e pijes në 34 fshatra. Në të njëjtën kohë kemi arritur që të ngrisim çështjen e ujit të pijes edhe në pjesën që lidhet me Prizrenin, përveç fshatrave që janë në  regjionin e Gjakovës kemi punuar edhe me regjionin e Prizrenit. Përveç këtyre me zotimin e Partisë Demokratike që nga fillimi prej rritjes së pagave që është bërë dyfishimi dhe trefishimi, prej hyrjes së pagave të kategorive të dala nga lufta që tash kjo rregullohet edhe më mire. Me programin e Partisë Demokratike paga minimale do të jetë 300 euro dhe për shembull veteranët e luftës kanë të drejtë me punuar dhe me marrë një pagë 300 euro dhe shumë mundësi të tjera që i kemi në planin e rimëkëmbjes. Kemi arritur ta realizojmë shkollën e muzikës “Prenk Jakova”, si shkollë shembull jo vetëm për Kosovën por edhe për Rajonin, ku ka ndodhur në kohën e Z/Hoxhaj, kur ishte ministër. Për të gjitha çështjet se a kanë qenë në qytet apo në fshatra të Gjakovës që kanë të bëjnë në interes të përgjithshëm i kemi ngritur përmes pushtetit lokal dhe në nivelin  qendror. Kam qenë dhe do të jem zë i fuqishëm i qytetarëve.

EO: Me Vetëvendosjen a do të bënit koalicion?

Beqa: Ne kemi koalicion me rimëkëmbjen. Kosova ka nevojë për rimëkëmbje. E gjithë bota ka nevojë për rimëkëmbje dhe jemi i vetmi shtet që nuk kemi pasur ndonjë agjendë se si ta kalojmë pandeminë edhe pse i kemi ndërruar dy qeveri në kohë pandemie, nuk kemi pasur ndonjë agjendë. Partia Demokratike ka plan konkret vendime konkrete. z.Hoxhaj si kryeministër i Republikës së Kosovës e di çka ka me bërë javën e parë, muajin e parë 100 ditëshin e parë dhe vitin e parë. Në planin e rimëkëmbjes, fokus të veçantë ka edhe ndërmarrësi, ne jemi ekonomi e lirë e tregut dhe duhet ta forcojmë ekonominë. Ne e dimë që kemi probleme shumë në ekonomike nga viti 2020 e këndej, kemi pasur edhe më herët por pandemia i ka rënduar. Me këtë programin e Partisë Demokratike do t’ia dalim dhe do të dalim faqebardhë dhe ne nuk kemi pasur asnjëherë vija të kuqe me asnjë subjekt politik, por në këtë rast jemi shumë optimist që pas datës 14 shkurt kryeministër do të jetë z.Enver Hoxhaj, një njeri i duhur që i di tamam kërkesat e qytetarëve në vitin 2021. Një njeri që e ka derën e hapur edhe me Uashington, derën hapur në Bruksel dhe një njeri që do ta përfaqësojë Kosovën edhe jashtë edhe brenda vendit me punë dhe integritet.

EO: Ku e shihni Partinë Demokratike të Kosovës, pas datës 14 shkurt?

Beqa: Partinë Demokratike të Kosovës, pas datës 14 shkurt e shohim duke realizuar planin e rimëkëmbjes bashkë me subjektet e tjera të cilat do të na bashkohen në koalicionin e madh pas datës 14 Shkurt dhe jemi shumë optimist se do të dalim shumë faqebardhë në kërkesat e qytetarëve dhe në premtimet që i kemi bërë gjatë fushatës. Jemi i vetmi program serioz e vemja listë serioze nga 1-110 në raport me ofertat e tjera dhe e kemi një kryeministër që ka një përvojë dhe ka një bagazh politik, profesional në raport me kandidatët e tjerë. Ka shembuj nga e kaluara z.Hoxhaj, në ato institucionet të cilat i ka udhëhequr ka shkëlqyer, andaj mendoj që qytetarët kësaj here do të mendojnë për program e jo për fryma.

Lajmet të tjera

Back to top button