Lajmet

Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi, nesër dalin në seancën e tretë para Speciales

Të enjtën me fillim nga ora 11:00, do të mbahet konferenca e tretë në lidhje mbi ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ecuria e çështjes gjyqësore parashihet me rregullën 96-të të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe shefi
i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi janë të fundit që u dërguan në Hagë.

Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, kishte konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999.

Prokuroria e Specializuar i akuzon ata se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.

Lajmet të tjera

Back to top button