Lajmet nga Rajoni

Sherr mes reperave në Tiranë, grushte e shkelma, Finem godet Don Xhonin

Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe burime për “BalkanWeb” bënë me dije se protagonistë janë dy repera shumë të njohur dhe të ndjekur, sidomos nga adoleshentët dhe të rinjtë shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë.

Mësohet se në sherr janë përfshirë reperi i njohur me emrin Finem, ose Klejdi Dogjani, 22 vjeç nga Tirana si dhe Don Xhoni, Xhonatan Isufi nga Drenasi, Kosovë.

Gjithçka nisi pas një deklarate që Finem bëri në një emision televiziv. Reperi iu përgjigj një pyetje se kush ishte një prej artistëve që sipas tij kishte marrë famë kot dhe ai zgjodhi Don Xhonin.

Me sa duket përplasja ka vijuar dhe në rrjetet sociale për të degjeneruar deri në sherrin fizik të mbrëmjes së sotme.

The post Sherr mes reperave në Tiranë, grushte e shkelma, Finem godet Don Xhonin appeared first on Gazetapress.net.

Lajmet të tjera

Back to top button