Lajmet

Pallaska komenton sulmin skandaloz të Bulliqit, aludon se VV po përdor dëshmitarë të rrejshëm

Pallaska me anë të një postimi në Facebook, ka cituar Bulliqin i cili dje teksa mohoi rastin, tha se ka edhe dy dëshmitarë, shkruan Gazetapress.net.

E Pallaska thotë se me publikimin e incizimit kjo deklaratë e Bulliqit përgenjështrohet.

Ai shton se VV përdor dëshmitarë të rrejshëm, që sipas tij është instrument i preferuar për administrimin e drejtësisë nga sistemet autoritare.

Postimi i plotë:

Përtej dhunës së ushtruar nga një i zgjedhur i popullit, skandali me kryetarin e Podujevës është domethënës edhe në një aspekt tjetër.

Dje kryetari i Podujevës jo vetëm që gënjeu kur e mohoi dhunën e ushtruar por u thirrë në DY DËSHMITARË për të mbuluar krimin e kryer.

Siç u vërtetua sot, këta dëshmitarë – po që se me të vërtetë ekzistojnë – mund të jenë vetëm të rrejshëm.

Përdorimi i dëshimtarëve të rrejshëm është instrument i preferuar për administrimin e drejtësisë nga sistemet autoritare.

Paramendoni sa shumë njerëz kanë pësuar në Kosovën e para 1999 në procese gjyqësore të montuara me DY DËSHMITARË.

Po të mos kishim përvojë të hidhur me këtë lloj “drejtësie” mbase do të na falej që ta ngatërronim atë me drejtësinë e mirëfilltë që sot na mungon. /Gazetapress.net/

Lajmet të tjera

Back to top button