Lajmet

Ministri Selimi njofton Draft Rregulloren e cila “godet” korrupsionin nëpër institucione

Selimi ka thënë se kjo rregullore është një mjet shtesë për të luftuar korrupsionin e lartë në institucione.

“I lumtur që draftrregullorja për pranimin dhe trajtimin e rasteve të sinjalizimit shumë shpejt, do të procedohet për miratim në Qeveri. Kjo është edhe një prej mjeteve të shumta për të luftuar korrupsionin e nivelit të lartë nëpër institucione.

Ligji për mbrojtjen e sinjalizuesve ka përcaktuar një standard të ri të mbrojtjes së sinjalizuesve dhe është një instrument i rëndësishëm për mbrojtjen e interesit publik, duke mundësuar raportimin e çdo parregullësie apo shkeljeje për të cilën vihen zyrtarët në dijeni gjatë ushtrimit të detyrës.

Por, ligji si i vetëm nuk mund të përcaktojë të gjitha çështjet procedurale dhe teknike. Risitë e këtij ligji do të mund të vihen në zbatim me miratimin e Rregullores për pranimin dhe trajtimin e rasteve të sinjalizimit, miratimi i së cilës avancon sundimin e ligjit, përafron legjislacionin vendor me atë të BE-së dhe kompleton infrastrukturën ligjore në trajtimin e rasteve të sinjalizimit.

Mirënjohës grupit punues për punën e palodhshme në hartimin e kësaj rregulloreje”, shkruan Selimi në njoftim.

Lajmet të tjera

Back to top button