KRONIKA E ZEZË

Kryen vjedhje në janar të vitit 2020, arrestohen 3 persona në Pejë

Me datën 08.01.2020, rreth orës 01:00, Policia e Kosovës ishte njoftuar se në fshatin Vitomiricë të Pejës, në një pompë të derivateve ka ndodhur një rast ‘grabitje’.

Sipas viktimës 3 persona të maskuar dhe të armatosur kanë marrë të hollat dhe telefonin personal nga xhepi, pastaj të njëjtit kanë hyrë në zyrë dhe i kanë grabitur të holla nga zyra e pompës se derivateve.

Të dyshuarit gjatë grabitjes e kanë goditur viktimën të cilit i kanë shkaktuar lëndime dhe të njëjtit më pas janë larguar në drejtim të panjohur.               

Gjatë hetimeve të zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, me datë 09.02.2021, është arritur të identifikohen dhe arrestohen 3 të dyshuarit ndërsa një (1) i dyshuar i njohur për Policinë gjendet në arrati: F. O. i lindur më 1985, F.R. i lindur më 1995 dhe O.H. i lindur më 1999  

Pas intervistimit 3të dyshuarit me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 orë

Lajmet të tjera

Back to top button