Lajmet

Idrizi: Do të ndalet diskriminimi që veteranët të detyrohen të zgjedhin vetëm një̈ pension

Ajo ka thënë se kanë marrë mbështetje nga ta në takimin mbajtur në Mitrovicë duke premtuar rritjen e pensioneve për veteranët.

Postimi i plotë i saj:

Mbrëmë takuam veteranët e Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës, invalidë̈t e luftës dhe familjet e dëshmorëve, prej të cilëve morëm mbështetje të madhe.

Partia Demokratike e Kosovës gjithmonë̈ do të jetë pranë̈ tyre dhe ruajtëse e vlerave të luftës.

Në programin tonë të #Rimëkëmbjes kemi paraparë njëë mbështetje modeste për veteranët, rritjen e pensioneve nga 170€ në 300€, ani pse nuk ka shumë a çmim që e paguan kontributin e tyre. Po ashtu kemi paraparë që çdo familje sa ka dëshmorë aq pensione do të marrin. Do të ndalet diskriminimi që ata të detyrohen të zgjedhin vetëm një pension. Do të marrin atë çka iu takon!

Respekt e mirënjohje deri në përulje!. /Gazetapress.net/

Lajmet të tjera

Back to top button