Lajmet nga Rajoni

Goditja e “Ndrangheta-s”, bandat shqiptare marrin pushtetin e mafias në Itali

Bandat me origjinë nga Shqipëria dyshohet se po përfitojnë nga goditja e fundit që ka pësuar mafia italiane, në të cilën shumë bashkëpunëtorë të “Ndrangheta” po përballen me seanca gjyqësore.

Sipas portalit “Aboutthemafia“, krimi i organizuar shqiptar ka qenë i pranishëm në Itali që nga vitet 1990, por ata po rrisin fuqinë e tyre ndërsa qeveria italiane po synon familjet autoktone mafioze. Gjyqi më i madh i antimafias që nga vitet 1980 është përqendruar në ‘Ndrangheta , një nga mafiat më të fuqishme të Europës.

Gjyqi aktualisht është duke u zhvilluar në Kalabrinë jugore – e cila është gjithashtu selia kryesore e Ndrangheta, shkruan abcnews.al .

Dyshohet se shqiptarët janë po furnizojnë Italinë me rreth 3 miliard euro kanabis çdo vit. Policia ka deklaruar se Adriatiku është rruga kryesore e trafikimit të drogës së cilësisë së parë në Europë.

Ekspertët e krimit paralajmërojnë se këto banda shqiptare e kanë shfrytëzuar rënien e grupit mafioz italian për të zgjeruar juridiksionin dhe operacionet e tyre, me synimin për t’u bërë forca kryesore e krimit në Itali.

Këto banda dyshohet se kanë një kontroll në Romë dhe Milano dhe tani po shtrijnë ndikimin e tyre në Italinë e Jugut.

Mosmarrëveshjet midis bandave rivale shqiptare kanë çuar në vrasje dhe sulme në të gjithë Italinë ndërsa grupet janë konfrontuar me njëri-tjetrin për të siguruar pushtetin dhe për të qenë në krye të të gjithë klaneve mafioze.

The post Goditja e “Ndrangheta-s”, bandat shqiptare marrin pushtetin e mafias në Itali appeared first on Gazetapress.net.

Lajmet të tjera

Back to top button