Lajmet

Avdyli kapet sërish me Mustafën: Po flet hajni e ish-komunisti që ia ndaloi financat Rugovës

Përmes një postimi në Facebook, ai e ka quajtur kreun e ish-partisë së tij hajn e ish-komunist.

Avdyli ka thënë se kur është themeluar LDK-ja, Mustafa ka qenë në “anën e politikanit serb të ish-Jugosllavisë, Borislav Joviqit”.

Postimi i plotë:

Paska shkretu prap Isa .Zakonisht ata që bërtasin më së shumti -KAPENI HAJNIN, është vetë Hajni. Është rregull e pashkruar që antikomunisti më i rrezikshëm zakonisht është ish-komunisti. Kur Sekretari krahinor i Lidhjes Komuniste të Kosovës Isa Mustafa që punoi edhe një vit pas rënjes së autonomisë së Kosovës, flet për ANTIKOMUNIZEM e për shalla të kuqe, edhe atë në vitin 2021 është e gërditshme.

Po flet Isë “Antikomunisti” për komunizëm që kur formua LDK ishte në anën Borislav Joviqit. Po flet për vlera demokratike ai i cili pas 14 shkurtit ka me mbet në histori si humbësi serik më i madh i zgjedhjeve , që humbi Prishtinën, Podujeven e tërë Kosovën.

Ky që LDK-në e ka shëndrru në Lidhje ,por demokratiken e ka shkatërru në atë parti. Po flet Isë “Rugovisti” që ia ndaloi financat Rugovës e themelonte parti me Bukoshistat për ta dobësuar Rugovën. Po flet ai i cili zgjohej jerm dhe shkarkonte me emaila kolegët nga partia si askush më parë vetëm pse spajtoheshim me veprimet e tij shkatërruese në mes pandemisë.

Ndryshimi i madh që do ndodh me 14 shkurt ka me ia trondit themelet krejt kriminelevëve të veshur në petkun e politikanëve, prandaj kanë arsye me u shqetësua Isa dhe shokët e tij në Partitë tjera që ka bashkëqeverisë e kanë abuzuar me pushtetin për interesa klanore. /Gazetapress.net/ 

Lajmet të tjera

Back to top button