KRONIKA E ZEZË

Policia për rrahjen e disa vajzave në Pejë: U përfshinë edhe familjarë, ka mbetur i lënduar një fëmijë

Disa vajza janë përplasur fizikisht me njëra-tjetrën në qytetin e Pejës, ndërsa pamjet janë publikuar në rrjetet sociale.

videon e publikuar shihet se në mesin e tyre ka ndërhyrë edhe një djalë i ri, i cili po ashtu ka goditur njërën nga vajzat.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës për Gazetën Express, tha se rrahja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje, ku më pas janë përfshirë edhe familjarë të tyre.

“Rrahja ka filluar pas një mosmarrëveshje, ku me pas janë përfshirë edhe familjarë të tyre. Nga ky rast ka mbetur i lënduar një fëmijë. Numrin e saktë të personave të përfshirë nuk e kemi saktë, por është bukur i madh dhe të gjithë do të intervistohen. Policia po e heton rastin”, tha Gashi për Express.

Lajmet të tjera

Back to top button