Lajmet

Kurti komenton letrën e Biden i cili kërkoi njohjen e Kosovës nga Serbia

Në atë letër, ndër të tjera, kërkohej edhe njohja reciproke në mes të Kosovës dhe të Serbisë. Kurti komentoi këtë letër dhe marrëdhëniet me SHBA’në.

“Unë besoj që me shba duhet ti forcojmë marrëdhëniet bilaterale ata janë aleati jonë kryesor strategjik dhe partneri ynë historik është e domosdoshme që në fushën e ekonomisë dhe politikës të bashkëpunojmë më shumë. Biden është një mundësi historike për neve pasi ai e njeh Ballkanin. Ka qenë i përfshirë vetë në marrëdhënie politike,. Ai ka qenë në Kosovë disa herë dhe një rrugë mbanë emrin e djalit të tij”, tha ai.

Kurti pati kritika për administratën e Trump dhe politikat e saj në diplomaci.

“Besoj që nuk do i ngjan këtij presidentit të vjetër i cili mendoi se politika dhe biznesi janë të njëjta. E kuptojmë se politika është financa, por sa është ekonomi është edhe histori. E kur historia harrohet ajo përsëritet. Në rastin e Serbisë kemi krimet që i kanë kryer gjatë luftës e që janë histori. Ajo nuk ka kërkuar falje për krimet e luftës, krimet ndaj njerëzit dhe gjenocid. Duhet të kërkojmë përgjegjësi atje. Nuk po arrijmë të kalojmë këtë edhe 20 vjet pas çlirimit dhe 13 vjet pas pavarësisë”, tha ai.

Në fund Kurti komentoi edhe vetë letrën e Biden drejtuar Vucic dhe pati një kërkesë shtesë.

“Mendoi si ishte një letër e cila tregoi esencën ku presidenti i SHBA’së i bënë të qartë atij të Serbisë se njohja e Kosovës duhet të ndodhë. Kjo duhet te ndodh gjithsesi dhe eshte e pakuptueshme pse nuk ka ndodhur. Unë besoj që kjo nuk ka më nevojë të diskutohet. Statusi i Kosovës dihet, ajo është e pavarur. Duhet të flasim për statusin e Serbisë. Për kushtetutën e saj e cila ka mbetur prapa. Kushtetuta e shkruar nga Koshtunica i cili ishte dëbuar pasi kishte kundërshtuar autonominë e Kosovës. Edhe ai ishte i tepërt nga serbomadhët. Nuk duhet ta problematizojmë Kosovën dhe sovranititen e saj. Por duhet ta diskutojmë statusin e Serbisë dhe Kushtetutën e saj”, shtoi ai në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook.

Lajmet të tjera

Back to top button