Lajmet

Kurti i duartroket thirrjeve “Serbia Serbia” gjatë vizitës në Shtërpcë

Albin Kurti, në pamjet që Radio Televizioni i Serbisë i ka publikuar u bën thirrje serbëve të Shtërpcës të dalin në votim më 14 shkurt.

Por, ajo që ra në sy, ishin brohoritjet e serbëve “Srbija, Srbija”, derisa Kurti u pa duke i duartrokitur këto thirrje.

Në video, dëgjohet se gjatë fjalimit të tij, Kurti nuk mundi të përmendë fjalën “shtet”, nga brohoritjet e serbëve, gjatë së cilave ai u pa i heshtur.

Në anën tjetër, gjatë ditës së sotme presidenti i SHBA-së Joe Biden, sot i ka dërguar letër presidentit të Serbisë Aleksandar Vuciq, se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Kjo letër u përshëndet në Kosovë nga të gjithë akterët politikë, por jo edhe nga vet Kurti.

Lajmet të tjera

Back to top button