Lajmet

“Kur i ke miqtë e fortë, vera te dera”, deklarata e Hotit për Bidenin bën bujë në mediat serbe

“VERË NË DERË TË SHTËPISË! FALEMINDERIT PRESIDENTIT BIDEN: Kryeministri i rremë i kënaqur me urimet skandaloze për Vuçiqin”, është titulli i të përditshmes serbe, “Novosti”.

Nërkohë edhe Radio Televizioni i Vojvodinës ka cituar fjalët e Hotit.

“Hoti: Faleminderit President Biden, vera po na troket në derë”, është titulli i RTV-së.

“HOTI PËRSËRI I ÇMENDUR: Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të përfundojë me njohje reciproke”, shkruan në titull mediumi serb, TV Pink, shkruan Gazeta Express.

 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka falenderuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden, për letrën që ia dërgoi presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në të cilën ia kërkoi njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.

“Kur i ke miqtë e fortë … vera te dera.Ju kam paralajmëruar!Faleminderit Presidenti Biden!”, ka shkruar Hoti.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në një letër urimi protokollare, i ka kërkuar Vuçiqit të angazhohet për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, ku do të përfshihet edhe njohja reciproke me Kosovën.

Lajmet të tjera

Back to top button