Lajmet

Hoxhaj përshëndet letrën e Biden ku i kërkon Vuçiqit që ta njeh Kosovën

Përmes Twitterit, Hoxhaj ka thënë se ky është një zhvillim tepër i rëndësishëm pasi Ballkani Perëndimor mund të ecë përpara në rrugën e saj të integrimit Evropian vetëm kur të zgjidhen të gjitha mosmarrëveshjet.

“Faleminderit Joe Biden që edhe një herë keni përsëritur se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje përfundimtare të përqendruar në njohjen reciproke. Ky është një zhvillim tepër i rëndësishëm pasi Ballkani Perëndimor mund të ecë përpara në rrugën e saj të integrimit Evropian vetëm kur të zgjidhen të gjitha mosmarrëveshjet”, ka shkruar Hoxhaj. /Gazetapress.net/

Lajmet të tjera

Back to top button