TECH — August 26, 2016 at 3:39 pm

Whats App do të japë më shumë të dhëna për Facebook

loading...

0
Whats App njoftoi se do të shpërndajë më shumë të dhëna për përdoruesit e tij qw ndodhen edhe nw Facebook, duke përfshirë këtu edhe numrin e telefonit.

Sipas kompanisë, lidhja mes aplikacionit të dërgimit të mesazheve, telefonatave audio dhe video bëhet me rrjetin social për të përmirësuar sektorin e “sugjerimeve të miqësisë” dhe atë të reklamave në Facebook.

Në bazë të shkëmbimit të këtyre të dhënave, Facebook do të jetë në gjendje që të sugjerojë miq persona që kanë shkëmbyer numrat telefonikë të njëri-tjetrit, por nuk janë ndërlidhur në rrjetin social.

Përveç kësaj, Whats App thotë se ky ndryshim do të ndihmojë edhe në luftën kundër ‘spameve’ dhe abuzimeve. Në komunikimin mes dy kompanive përfshihet edhe informacioni se kur është përdorur shërbimi për herë të fundit, por jo mesazhet e shkëmbyera.

“Mesazhet tuaja janë te enkriptuara dhe ato mbeten private dhe askush tjetër nuk mund t’i lexojë. As Whats App, as Facebook, askush tjetër”, thuhet në deklartën e bërë nga Whats App.

Por për disa analistë, lëvizja edhe nëse nuk shkel privatësinë e përdoruesve, është një ‘tradhëti’ që u bëhet atyre.

“Kur Whats App u ble nga Facebook, u tha se do të ruante pavarësinë. Tani do të shpërndajë me rrjetin social numrat tanë. Bëri pikërisht atë që u tha përdoruesve që nuk do të bënte”, thotë Pamela Clark-Dickson, analiste në Ovum.

Whats App u ble për shumën rekord prej 19 miliardë dollarësh nga Facebook në vitin 2014 dhe këto janë ndryshimet e para të kushteve të sigurisë dhe privatësisë që prej asaj kohe.

Lexo edhe:  Nuk do ta besoni..Ja cila është shpejtësia e iPhone 7