Shqiptari fiton 168 milion euro në Lotarinë Kombëtare në Bruksel
TECH — October 14, 2016 at 7:23 pm

Shqiptari fiton 168 milion euro në Lotarinë Kombëtare në Bruksel

shqiptari
Një belg me origjinë shqiptare ka fituar në Lotarinë Kombëtare “EuroMillions” në Bruksel, një shumë prej 168 milion euro.

45 vjeçari ka venë bast me 15 euro dhe fitoi një shumë marramëndëse.Ai kishte zgjedhur 5 numra të cilët rezultuan me fat. Gjithashtu ai tregon se ka 10 vjet që luan “EuroMillions”.

“Unë nuk mund ta besoj këtë, isha duke kontrolluar në kompjuteri dhe pash që kisha fituar miliona euro në Lotarinë Kombëtare. Me një pjesë të këtyre parave dëshiroj që të ndihmoj njerëzit në nevojë, pasi edhe mua më ranë nga qielli. Madje mund të them se tani është e sigurt që do të vazhdoj të luaj e nuk heq dorë”, ka thënë ai.

Njerëzit e asaj zone e tregojnë shqiptarin si një njeri miqësor dhe të dashur./Blitz.al/

Lexo edhe:  Whats App do të japë më shumë të dhëna për Facebook