LAJME — January 11, 2017 at 8:17 pm

Nëse nesër nuk lirohet Haradinaj, ja cka do të ndodh..!!

loading...

0
Nisma për Kosovën pret qe nesër kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj të lirohet nga arresti dhe të kthehet në Kosovë. Në të kundërt, nëse ish komandantit të UÇK-së për rajonin e Dukagjinit i vazhdohet paraburgimi, atëherë vendi do të futet në një krizë të thellë. Kështu ka paralajmëruar deputeti i kësaj partie, Enver Hoti.

Ky i fundit thotë se vazhdimi i mbajtjes në paraburgim i liderit të AAK-së do të përbente cenim të lirisë dhe shtetësisë se vendit.

Hoti ka komentuar edhe dështimin e Kuvendit të Kosovës, i cili pas 9 orë diskutimi nuk qe në gjendje qe të miratojë asnjë nga rezolutat e propozuara ku do të kërkohej lirimi i menjëhershëm i ish kryeministrit të Kosovës.

“Dështimi i Kuvendit për mua nuk është i papritur. Partitë në pushtet dhe shumica parlamentare kanë marrë vendime të dëmshme për vendin edhe kjo është në vazhdën e dështimeve. Veprimet e mazhorances janë në kundërshtim me interesat e qytetarëve të vendit e me theks të veçantë kundër njerëzve qe trashëgojnë vlera qe janë simbol Ilirisë dhe të padiskutueshme”, ka thënë Hoti për ‘Indeksonline’.

Lexo edhe:  ISIS kërcënon ish myftiun e Sanxhakut, tash deputet i parlamentit serb