Media shqiptare: Gjykata franceze vendos Ramush Haradinaj do të ekstradohet në Serbi (Foto-Dok)
LAJME — January 9, 2017 at 2:21 am

Media shqiptare: Gjykata franceze vendos Ramush Haradinaj do të ekstradohet në Serbi (Foto-Dok)

0
Ndonse ende nuk është marr vendim për liderin e AAK-së, ish-kryeministrin e Kosovës dhe ish-komandantin e UÇK-së për Zonën e Dukagjinit, Ramush Haradinajt, një media me ermin ”Albanews”, ka dhënë një informacion ku shkruan se kinse Gjykata franceze ka vendosur që Haradinaj të ekstradohet në Serbi.

Lajmi duket i dyshuar dhe jo i konfirmuar saktë, mbase deri më tani asnjë media nuk ka raportuar për një gjë të till, por ajo çka bie në sy tek titulli i këtij mediumi është se emri i shtetit serb është shkruar ‘SERBI’ pra me shkronja të mëha gjë që duket e kotë, aq më shumë kur kemi të bëjmë me një ngjarje të  till. ”Gjykata franceze vendos Ramush Haradinaj do të ekstradohet në SERBI (Foto-Dok)”, është titulli i saj.

Ja raporti i saj:

 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të mbetet në paraburgim në Francë deri sa Serbia të bëjë kërkesë zyrtare për ekstradimin e tij, ka vendosur një gjykatë franceze. Haradinaj është ndaluar të mërkurën në pjesën franceze të aeroportit ndërkombëtar Basel-Mulhouse, në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Serbia më 2004.
Në letrën e Prokurorisë së përgjithshme thuhet se: “Në përputhje me Konventën Evropiane të ekstradimit nga 1957, z. Ramush Haradinaj iu paraqit Prokurorit të Përgjithshëm të Apelit në Colmar me 5 janar, që ia tregoi atij kërkesën për mbajtje të përkohshme dhe ia tregoi masat e kryegjyqtarit të Apelit që të merren masat në mënyrë që të garantohet përfaqësimi i tij para Drejtësisë franceze me rastin e procedurës se ekstradimit”.

“Me vendim e marrë sot përmbarohet udhëzimi i Apelit për ta përcaktuar vlefshmërinë juridike e kërkesës për ekstradim në Serbi”, thuhet më tej në dokument.mediaaa