LAJME — January 12, 2017 at 3:37 am

Lufta Ballkanike është shumë afër, Shqipëria do të sulmohet nga….

0
Pas 20 vjet paqeje, Republika Srpska ka kërcënuar se do ta prish marrëveshjen e paqes që e ka mbajtur Bosnjën të bashkuar.Një krizë e re është duke shpërthyer në Bosnje dhe Hercegovinë, kur është duke u afruar 20 vjetori i Marrëveshjes së paqes së Dejtonit, e cila kishte ndërprerë luftën e përgjakshme që zgjati 3 vjet e gjysmë ndërmjet serbëve, kroatëve dhe boshnjakëve, shkruan “Foreign Policy”.
Më 21 nëntor në Dejton, Ohio të SHBA-ve, i deleguari Richard Holbrooke arriti një fitore të madhe diplomatike që i dha fund konfliktit dhe vuri themelet e një shteti të qëndrueshëm, thuhet në shkrimin që e transmeton Koha.net. Marrëveshja e Dejtonit gjithashtu kishte krijuar një mbikëqyrje ndërkombëtare, e cila do të kujdesej për zbatimin e Marrëveshjes së paqes.

Ky përvjetor do të duhej të ishte një ditë feste, por fatkeqësisht mund të ndodhë të mos jetë ashtu.

Marrëveshja e Dejtonit kishte krijuar dy njësi autonome brenda Bosnjës: Federatën Boshnjake-Kroate dhe atë të serbëve, Republika Srpska.

Presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik, planifikon një plebishit në paradën e përvjetorit, që, më 15 nëntor, shkel haptazi Marrëveshjen e Dejtonit, dhe shumë njerëz këtë e shohin se një referendum për pavarësi.

Plebishiti i planifikuar ka vetëm një pyetje: “A e mbështesni imponimin antikushtetues dhe të paautorizuar të ligjeve nga ana e Përfaqësuesit të Lartë të komunitetit ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, veçanërisht ligjet e imponuara mbi Gjykatën dhe Zyrën e Prokurorisë së [Bosnje-Hercegovinës] dhe zbatimin e vendimeve të tyre në territorin e Republikës Srpska?

Lexo edhe:  Shokuese!! Deputetja Italiane Mbytini Emigrantët, Siç bëmë me Shqiptarët (Video)
loading...