KUJDES: Mos e përdorni Viberin për këto tri orë, ja çka mund të ju ndodh
TECH — November 4, 2016 at 12:59 am

KUJDES: Mos e përdorni Viberin për këto tri orë, ja çka mund të ju ndodh

Ekspertët e sigurisë kibernetike thonë se së fundmi ata kanë gjetur disa të meta të mëdha të sigurisë dhe mënyrën se si “Viber” i pranon fotografitë, doodles (postimet e shkruara me dorë), videot, apo edhe të dhënat për lokacionin e përdoruesit, shkruan Gazeta NewBorn.
0
Viberi, është duke tentuar që përmes një programi dhe një pune që do ta bëjë, ti siguroi të dhënat tuaja në të, dhe për këtë arsye, është e pëlqeyshme që për tri orë rresht të mos përdoret ai, pasi brenda këtyre tri orëve do të ketë ndryshime të mëdha nga ana e çështjes së sigurisë, njofton Gazeta NewBorn.

Ata, gjithashtu, kanë vërejtur disa probleme edhe në mënyrën se si Viber i ruan të dhënat në serverët e saj në mënyrë të pakoduar, pa mekanizëm autentifikimi për ta marrë përmbajtjen nga një klient i caktuar, shkruan tutje Gazeta NewBorn.

Problemi kryesor është se të dhënat në “Viber” janë të pakoduara dhe lënë hapësirë për përgjim nga çdokush përmes “Rogue AP”, apo ndonjë haker tjetër ndërmjetësues. Prandaj, hulumtimi i ekspertëve të këtij universiteti ka bërë hulumtime të thella për t`u siguruar që njerëzit të jenë të informuar, të sigurtë, dhe larg aplikacioneve që kanë të meta sa i përket sigurisë së tyre.

Për këto probleme, madje ata e kanë kontaktuar edhe “Viber” (para se t`i publikojnë të dhënat e tyre), por këta të fundit nuk i janë përgjigjur thirrjeve të tyre për përmirësimin e aplikacionit, kah aspekti i sigurisë.

Telefonat, në të cilët është bërë testi për pasigurinë e “Viber” janë HTC One (Android 4.4.2), Samsung Galaxy S4 (Android 4.3), ndërsa versioni i “Viber” 4.3.0.712, transmeton Gazeta NewBorn.
Trafiku mobil është marrë përmes përdorimit të Windows 7, tiparit (virtual wifi miniport adapter). Kompjuteri ka qenë i lidhur në internet përmes “Ethernet”, në mënyrë që kartela e wireless të mos ishte në përdorim. Lidhja me “Ethernet” është bërë për ta shpërndarë qasjen e internetit me “virtual wifi miniport adapter”.

Ndërsa, në testin e bërë, për marrjen e trafikut janë përdorur edhe veglat si: NetworkMiner, Wireshark, dhe NetWitness/Gazeta NewBorn/